e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kupa e Shqipërisë, aty ku luhen 5 milionë euro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Shqipërisë, aty ku luhen 5 milionë euro

Tetë ekipe në garë për një trofe. Deri këtu mund të duket diçka normale, pasi po flasim për një garë, por nëse gjërave i hyn pak më në brendësi, shikon se Kupa e Shqipërisë, trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, vendos më shumë se kaq.

malindi - batha partizani - laciNjë vend në Europë është ajo që synojnë klubet e dorës së parë në Superiore dhe kjo më shumë se për prestigj, është për përfitime financiare dhe fitimi i Kupës e realizon këtë objektiv. Në momentin që këto klube e shohin se e kanë të pamundur të jenë në treshen e parë të renditjes, atëherë hedhin sytë nga Kupa, aty ku nën rrogoz mund të bëhen edhe kompromise me skuadrat që kryesojnë, të cilat gjithashtu janë në këtë garë.

Skënderbeu është ekipi që nuk rrezikon në këtë drejtim, pasi ka baza të forta sa i takon financave dhe Vllaznia rivali i tyre mendon më shumë për mbijetesën. E njëjta gjë deri diku mund të thuhet për Partizanin, edhe pse diferenca me Tiranën e vendit të tretë ka nisur të tkurret.

Por më shumë se aq, drejtuesit kanë presionin e tifozëve që ende nuk kanë festuar një trofe prej shumë vitesh. Situata ndryshon për Tiranën, skuadrën që ka buxhet 1 milion euro dhe që vendin e tretë nuk e ka shumë të sigurt, duke parë presionin e Kukësit.

Këta të fundit, që ndoshta kanë më shumë buxhet se bardheblutë, vuajnë mungesën e një trofeu dhe presidentit Gjici po i soset durimi. Flamurtari i shpenzimeve dhe i halleve të mëdha ka treguar se edhe në ditë të vështira mund të triumfojë dhe trajneri Ramadani këtë e ka një sfidë personale. Ndërsa Teuta, që u ka besuar të rinjve, në rast të një triumfi tregon se edhe me pak shpenzime mund të fitosh shumë.

Në fund është Laçi, por jo për nga rëndësia. Kurbinasit janë specialistët e këtij kompeticioni dhe nuk luajnë vetëm në fushë, megjithatë do të mbetet për t'u parë se çfarë do të jenë të aftë të bëjnë këtë sezon.