e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kategoria e dytë, lajme shkurt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria e dytë, lajme shkurt

TOMORI

Skuadra e Tomorit po vijon përgatitjet për sfidën hapëse të kësaj faze të dytë që do të luajë në Delvinë. Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori Genald Sharavolli shprehet: "Kemi hedhur pas krahëve fazën përgatitore dhe tashmë jemi fokusuar në sfidën ndaj Delvinës. Ajo që vihet re në skuadër është fakti që brenda këtij grupi mbizotëron një harmoni e madhe. Mendoj se me prurjet e reja do të jemi një ekip shumë i fortë dhe i suksesshëm për të vazhduar rrugën tonë drejt suksesit". Eris Sylyku

Naftetari gol
NAFTËTARI

Edhe për fazën e dytë, skuadra kuçovare do të ketë një mbështetje të konsiderueshme financiare, teksa është aprovuar në Këshillin Bashkiak buxheti për vitin 2016. Ashtu siç ishte parashikuar, për futbollin kuçovar gjatë këtij viti financat do të jenë të larta, rreth 130 milionë lekë të vjetër. Madje, buxheti për vitin 20016 është një nga më të lartët në historikun e klubit kuçovar. Momentalisht, skuadra financohet nga institucioni i bashkisë, e cila vazhdimisht ka treguar korrektësi ndaj ekipit. Arben Çepani

PARTIZANI B

Partizani B do të përballet në fillim të fazës së dytë me kryesuesit e Grupit, Shënkollin. Pavarësisht se ka ende kohë në dispozicion, trajneri Marko Pelinxhi ka zgjedhur edhe skuadrën që do të ketë të gatshme të dielën. Rëndë- si e madhe po i kushtohet vijës së sulmit ku po piketohen tre sulmues. Laurent Ismaili, Jurgen Vatnikaj dhe Jurgen Bardhi mund të jenë ata që do të përbëjnë vijën e sulmit. Pelinxhi do të përdorë skemën e vjetër që ka pasur edhe Partizani kur ai luante vetë futboll, 4-3-3. Abdulla Dushku

BILISHT SPORTI

Ekipi i Bilisht Sportit po i jep dorën e fundit formatimit të formacionit të fazës së dytë. Skuadra e nis me transfertën e Përmetit fazën e dytë dhe kërkon që të sigurojë rezultat pozitiv. Ekipi i drejtuar nga Trifon Meraku nuk e njeh kundërshtarin, pasi ndeshja e fazës së parë ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk është luajtur, për shkak se ata kishin detyrime ndaj FSHF-së. Gjatë kësaj periudhe, stafi teknik ka zhvilluar edhe disa miqësore dhe e ka krijuar idenë e formacionit që do të përdorë në vazhdim. Thanas Çeva

GRAMOZI

Pas miqësores së luajtur me Devollin, kolonjarët po vijojnë përgatitjet për ta nisur sa më mbarë këtë fazë të dytë. Në kampin kolonjar kanë mbërritur lojtarë, të cilët do të jenë një ndihmesë e madhe për ekipin, sidomos dyshja braziliane që është në një formë të kënaqshme. Sipas trajnerit Skënder Rustemi, Gramozi do të kërkojë një tjetër pozicion këtë fazë të dytë. "Kam besim se do ta nisim mbarë. Ndeshjen e parë kemi përballë ekipin e Domosdovës, por unë kam besim se do fitojmë", thotë Rustemi. Koço Lilo