Kupa, Junajtid 'heq qafe' Liverpulin?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ishte mbrëmja që nuk mund t’i përkiste askujt tjetër, veç Luis Suarezit. Kishte kaluar një jetë që nga hera e fundit që uruguaiani kishte veshur fanellën e Liverpulit pas kafshimit të Ivanoviçit në krah. Në fakt, kishin kaluar 156 ditë. Pas rikthimit nga skualifikimi në raundin e tretë të “Capital One Cup” në “Old Trafford” përballë Mançester Junajtid, “El Pistolero” bën të njëjtën paraqitje të niveleve të larta, por duket që nuk e ka kaluar ende shokun e gjestit të fundit, dhe nuk mund të pengojë eliminimin e të kuqve pas humbjes 1-0 ndaj “djajve”. Në 1/8-at shkon skuadra e Mojesit, e cila ringrihet pas humbjes së rëndë në derbi, plagët e së cilës i mori jo më larg se 3 ditë përpara ndeshjes së kupës.
Është Mançesteri ai që dominon zotërimin e topit në minutat e para, me Nanin më të lëvizshëm se të tjerët, por rastet e golit mungojnë. Kundërsulmet e Liverpulit janë të panumërta dhe sa herë zbresin gjejnë shumë hapësira: në minutën e 22-të, krosimi i Luis Enrikes nxjerr jashtë loje mbrojtjen e të zotëve të shtëpisë, por reagimi i Suarezit nuk është siç jemi mësuar ta shohim dhe De Gea e ndal. Së më shumë kalojnë minutat, janë miqtë ata që marrin frenat e lojës. Reparti i mesfushës së “djajve” nuk arrin të ndërtojë dhe mungesa e Van Persit në sulm ndihet jo pak.
Chicharito - Në aksionin e parë pas intervalit Junajtid kalon në avantazh. Nga goditja e këndit ekzekuton Runi, devijimi i Xherrardit në shtyllën e parë lë për të dëshiruar. Hernandez luajti në këtë ndeshje pikërisht për të goditur me të parin rast, dhe duke përfituar edhe nga mungesa e përqendrimit të Enrikes, ndëshkon Minjoletin në akrobaci. Skuadra e Roxhersit përpiqet të reagojë, por nuk bëhet e rrezikshme, ndërsa goditja nga jashtë zone e Kagavës trondit traversën. Liverpuli nuk mund të pajtohet me rezultatin dhe rrezikon duke u hedhur i gjithi në sulm. Goditja akrobatike me kokë e Mosesit gjen duart e De Geas, ndërsa goditja e dënimit të Suarezit përplaset në traversë.
As Runi nuk dëshiron të mbetet më pas dhe ndërron rolet me uruguaianin, duke provuar dorezat e Minjoletit me një goditje dënimi dhe një tentativë nga jashtë zone. Presionin final e bëjnë sërish “reds”-at, por nuk mund të bëjnë dot asgjë. De Gea tregohet në gatishmëri pas një goditjeje qendrore të Hendersonit, ndërsa Kolo Ture shpërdoron asistin e Suarezit, duke gabuar shënjestër. Dje ishte radha e Junajtid për të festuar që kundërshtar të radhës do të ketë Noruiçin.