Nje goditje denimi brilante?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Goli i shënuar nga skuadra e Rot-Weiss Essen në kategorinë e katërt gjermane është me të vërtetë fantastik. Gjithçka ka ndodhur në fundjavë në ndeshjen përballë Wattenscheid 09 (2-0) ku Benedikt Koep realizoi një gol shumë të zgjuar nga goditja e dënimit. 6 futbollistë para topit e hutuan portierin dhe murin kundërshtar, të cilët nuk po arrinin të kuptonin se çfarë po ndodhte, ndërsa gardiani e kuptoi vetëm kur topi u ndal në rrjetën e tij.