e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kualifikimi në Kupat e Europës, ja çfarë thotë rregullorja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kualifikimi në Kupat e Europës, ja çfarë thotë rregullorja

tirana kukesiKlubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kupat e Europës përcaktohen si më poshtë;

a) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2014-2015 do të marrë pjesë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi tjetër finalist i Kupës do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

g) nëse skuadra e shpallur kampione e Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë, atëherë skuadra, që pozicionohet në vendin e katërt, do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.