e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ksavi del hapur: Dua të jem trajner i Barcelonës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ksavi del hapur: Dua të jem trajner i Barcelonës

savi Hernandez ka dhënë mesazhe të qarta mbi të ardhmen e tij. Ish-kapiteni i katalanasve dëshiron që të marrë drejtimin e skuadrës, pse jo pasi t'i japë fund aventurës së tij Luis Enrike, i cili ka pasur sukses gjatë kësaj kohe.Ksavi "Më vjen shumë mirë për Luis Enriken. Ka arritur të administrojë në mënyrë të shkëlqyer grupin që ka në dispozicion. Nuk është e lehtë të ruash një nivel të tillë gjatë gjithë kohës. Por, te Barça gjithmonë ka pasur një grup të bashkuar", u shpreh Ksavi, i cili është në Katar.

"Nëse kam 10 minuta të lira, e para gjë që bëj është të gjej ndonjë kanal televiziv që jep futboll. Jam i dashuruar me këtë sport. Është e gjithë jeta ime. Nuk e shikoj veten duke u marrë me diçka jashtë saj. Po fitoj eksperiencë të rëndësishme si drejtues në Katar", shtoi ai.

Në fakt, për herë të parë ka treguar synimet për të ardhmen: "Nuk e di sa do qëndrojë Luis Enrike dhe uroj që të jetë sa më shumë, pasi kjo nënkupton që klubi do fitojë trofe.

Por, nuk dua ta fsheh që më intereson stoli i Barçës. Dua të jem trajneri i saj në të ardhmen. Është klubi që kalova të gjithë jetën time. Eksperiencë? Besoj të gjithë e dini që ka shumë të tjerë që nuk e kanë pasur dhe kanë qenë të suksesshëm që në fillim".