e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni zgjedh Brokin, Saki e Galiani zgjasin agoninë e Mihës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni zgjedh Brokin, Saki e Galiani zgjasin agoninë e Mihës

Vendimi për të ardhmen e postit të trajnerit te Milani është marrë. Ndeshja që do të luhet më 21 maj duket se nuk do të ketë më asnjë ndikim në vendimin e Berluskonit, i cili ka vendosur ta dëbojë serbin edhe në rast triumfi në finalen e Kupës së Italisë.broki Prapaskena - Mediat italiane zbuluan dje se në takimin që kanë mbajtur Berluskoni, Saki dhe Galiani pas funeralit të Çezare Maldinit është vendosur se kush do të jetë pasardhësi i trajnerit aktual të "Djallit". Silvio Berluskoni është i bindur në intuitën e vet dhe preferon që t'i japë një shans të artë Kristian Brokit. Në atë takim mësohet se ka qenë këmbëngulja e Sakit dhe e Galianit që ka evituar shkarkimin e menjëhershëm të Sinishës.

Skarcimet - Në takimin e famshëm që u mbajt dy ditë më parë në rezidencën e "Kavalierit" në "Arcore", mësohet se secili prej protagonistëve ka dhënë opinionin e vet. Për Arrigo Sakin i duhuri do të ishte Euzebio Di Françesko. Ndërkohë që Adriano Galiani "votoi" kandidaturën e Marçelo Lipit. Por vullneti i Berluskonit ishte që t'i besonte skuadrën një milanisti si Broki.

Arsyet - Zgjedhja e Berluskonit nuk ka qetësuar aspak tifozët e Milanit, të cilët i tremben një dështimi të radhës duke pasur të freskët në memorien e tyre dështimet e Klarens Sedorfit dhe Filipo Inzagit. Por, në këtë pikë, "Kavalieri" ka arsyet e tij të forta që të mbështesë deri në fund Brokin.

Thuhet se ish-lojtari i Milanit i pëlqen shumë Berluskonit për idenë që ka për futbollin dhe për mënyrën se si bën që të luajnë të rinjtë e Milanit. "Kavalierit" ashtu si Brokit i pëlqen futbolli i shpejtë me lojtarë teknikë.

Një tjetër "plus" i madh që anon në anën e Brokit është edhe fakti se trajneri i të rinjve ka ditur që të vlerësojë talente si Donaruma, Kalabria e Lokateli (janë aktualisht në ekipin e parë). Veç aspekteve teknike, mësohet se dy personazhet lidhen nga një miqë- si e fortë. Thuhet se edhe gjatë kohës që Broki nuk luante më për Milanin dëgjohej rregullisht me presidentin.