e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Manço: Me Ibrën dal kampion çdo vit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manço: Me Ibrën dal kampion çdo vit

ibraRoberto Mançini ish te personazhi më i fundit i ftuar nga prestigjiozja "France Football". Tekniku italian, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e revistës në fjalë, tregoi konsideratë të lartë për Ibrën dhe pranoi se eksperienca e tij te Siti ishte një motiv për t'u mburrur për atë.

Çfarë mban mend nga Premier Liga?

Kam kujtime shumë të mira nga Premier Liga. Eksperienca në Angli ka qenë diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Unë mburrem me faktin se udhëhoqa drejt titullit kampion një ekip që i mungonte një rezultat i tillë prej 44 vitesh. Jam krenar për atë çfarë kam arritur me Sitin, pasi, përveç kampionatit, fituam edhe "FA Cup".

Po për momentin aktual që po kalon Siti, çfarë mendimi ke?

Mendoja se do të fitonin kampionatin, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Përveçse kanë humbur shumë takime, kanë bërë shumë gabime. Nga ana tjetër, e them me bindje se do ta përfundojnë edicionin mes katër skuadrave të para.

A kanë alibi për sezonin e dobët lojtarët e Sitit?

Zyrtarizimi i Guardiolës mund të ketë ndikuar te disa lojtarë që gjithsesi mendoj se janë profesionistë dhe nuk duhet që të kushtëzohen prej situatash të tilla.

Kush është sipas teje sulmuesi më i mirë në botë?

Zlatani së bashku me Mesin, Ronaldon dhe Higuainin bëjnë pjesë në grupin e sulmuesve më të mirë të botës. Ata kanë cilësi dhe karakteristika të ndryshme, por të katërt i përkasin të njëjtit nivel. Ata shënojnë të paktën një gol për ndeshje dhe kur ke në ekip lojtarë të atillë, atëherë e ke më të lehtë që të fitosh gjithçka.

A habitesh nga sezoni që po bën Ibra?

Nuk jam aspak i habitur se Ibra është deciziv, edhe pse është në moshë të madhe. Unë në moshën 35-vjeçare fitova "scudetto"-n dhe Kupën e Italisë. Ibra është një profesionist serioz. Ai mund të luajë deri në moshën 35-36-vjeçare. Është kritikuar gjithmonë se nuk ka qenë deciziv në Ligën e Kampioneve. Përgjigjen e morët në takimin kundër Çelsit... Zlatani gjithmonë shënon 20-25 gola në sezon dhe gjithashtu çdo sezon fiton tituj. Këtë vit mendoj se ka shanse që të triumfojë edhe në Ligën e Kampioneve

Eksperienca jote në Ligën e Kampioneve me Sitin nuk ka qenë shumë e mirë.

Në Champions është shumë e vështirë që të bësh mirë, duhet që të luash kundër Realit, Bajernit dhe Barcelonës. Skuadra që kanë dhjetëra vite eksperiencë në këtë kompeticion. Unë nuk kam pasur fat me Sitin, pasi në grupe kemi pasur skuadra me shumë eksperiencë (Bajern, Napoli dhe Vijareal në sezonin 2012-2013 dhe Dortmund, Real Madrid e Ajaks në edicionin pasardhës). Përveç të tjerash, kur fiton kampionatin për herë të parë pas 44 vitesh, nuk mund të mendosh që të bësh shumë rrugë në Ligën e Kampioneve.