Kroacia likuidon Irlanden (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kroacia ka likuiduar Republikën e Irlandës me rezultatin 3-1 në stadiumin “Municipal” të Poznanit dhe kryeson Grupin C. Disa gabime më shumë i kushtuan skuadrës së drejtuar nga Xhovani Trapatoni humbjen ndaj ballkanasve. Tekniku italian hedh në fushë ekipin me modulin 4-4-2, ku në krahë luajnë Daf dhe Mekgridi, dy futbollistë të shpejtë. Ndërsa në sulm është Robi Kin dhe Doile. Ndërkohë që tekniku i Kroacisë, Slaven Biliç, befason në zgjedhje, duke futur të riun Perixhiç pas dy sulmuesve Mandzukiç dhe Jelaviç, ndërsa Luka Modriç ka detyrën e fantazistit.
Pjesa e parë Kroacia nis menjëherë me sulm dhe trondit skuadrën irlandeze me një gol të shpejtë në minutën e 3-të, me autor Mandzukiçin. Goditje këndi e gjuajtur nga Rakitiç, i cili nxjerr të lirë Srnan në të djathtë, kros nga ky i fundit dhe topi devijohet nga një mbrojtës irlandez. Më pas është sulmuesi kroat që në fillim rrëshqet, por me kokë mposht portierin Given. Ballkanasit rrezikojnë sërish, por irlandezët përgjigjen në minutën e 19- të, kur pas një goditjeje të lirë, Ledxher me kokë mposht portierin kroat Pletikosa. Megjithatë, ballkanasit nuk ndikohen nga ky gol. Ata shtojnë presionin dhe sulmojnë gjatë gjithë takimit. Irlanda mbrohet mirë, por në të 43-të, Jelatoviç i vetëm përpara Givenit shënon golin e avantazhit me një të prekur të topit. Ishullorët pretendojnë për një pozicion jashtë loje, por arbitri s’ka të njëjtin mendim dhe kjo, pasi është vetëm irlandezi Uard që gabon duke i dhënë topin kroatit.
Pjesa e dytë Edhe në të dytën, ballkanasit janë ata që e nisin duke sulmuar. Njësoj si në fillim të pjesës së parë, ata gjejnë golin tre minuta nga nisja. Perisiç kroson dhe Mandukiç me kokë realizon, një gol pak me fat. E me dy gola avantazh, Kroacia në të 65-ën minutë ul ritmin dhe nis të mendojë për sfidën e radhës. Irlanda përpiqet ta rihapë ndeshjen, por e ka të vështirë të bëhet e rrezikshme. Tekniku Trapatoni hedh në fushë Koksin në vend të Mekgridit dhe Ualtersin për Doilin. Dy sulmues më shumë në përpjekje për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kurse Biliç nxjerr Jelaviçin në të 75-ën minutë dhe fut Kranjçarin. Megjithatë, Kroacia ia del ta kontrollojë lojën dhe madje i afrohet golit me Rakitiçin, por gjuajtja e tij “qeth” shtyllën e djathtë. Në fund, ballkanasit marrin tri pikë me vlerë, ndërsa irlandezët kanë dy sfida ndaj Spanjës dhe Italisë.
ANALIZA E NDESHJES
NJERIU I NDESHJES Shënoi dy gola, por mund të kishte zgjeruar edhe më shumë “bonusin” e tij kundër Irlandës. Mario Mandzukiç ka bërë një ndeshje perfekte, vdekjeprurës në çdo rast të volitshëm dhe me dy golat e tij është së bashku me Dzagoevin kryegolashënues i turneut.
MË I DOBËTI Irlanda ishte pak e shumë e gjitha në gjumë, por portieri Shei Givën ishte shkaktari i vetëvrasjes së skuadrës së Trapatonit. Gabimi i tij në dalje në golin e dytë kroat dhe ndërhyrja e vonuar dhe dërgimi i sferës me fytyrë në rrjetë në golin e tretë, bënë që ishullorët të çojnë dëm 90 minutëshin e parë.
ÇELËSI I SUKSESIT Goditja me kokë e Mandzukiç në minutën e 48-të përfundoi në shtyllë dhe, po të mos ishte për Givenin, topi do ishte rikthyer sërish në lojë, por fati i keq i portierit të Aston Vilës dhe goli i tretë shuan totalisht shanset për rikuperim të irlandezëve. Më pas, Kroaci ka luksin të kontrollojë ndeshjen, por tani e në vazhdim edhe Grupin C, duke qenë që është e vetme në kryesim dhe me dy pikë avantazh kundrejt Italisë dhe Spanjës.
TAKTIKA Loja e Trapatonit është e thjeshtë, prandaj për të mos dalë nga origjina, trajneri italian i falet 4-4-2-shit klasik, që në të vërtetë është një 4- 4-1-1, me Kinin që lëviz prapa Dojlit. Por me një skemë të tillë sekreti është shpejtësia nga krahët, e cila këtë herë mungoi totalisht. Slaven Biliç imiton “Trap”-in, por në mesfushë është më i mbrojtur me Vukojeviç përpara mbrojtjes, ndërsa Rakitiç, Perisiç e Modriç kanë akses në sulm. Por, pika më e fortë e Kroacisë janë shpërthimet në krah të kapitenit Srna, i cili lëshon topa me breshëri në drejtim të sulmuesve Mandzukiç e Jelaviç, që i shfrytëzojnë siç duhet ato.
MOVIOLA Ndeshja e Bjorn Kuipersit është e thjeshtë, sepse takimi mbyllet shpejt, por njolla e zezë e holandezit është një penallti e mohuar ndaj Kinit në pjesën e dytë pas shtytjes së Shildenfeld.
TOP/FLOP Protagonisti absolut është Mandzukiç, shumë i lëvizshëm, por mbi të gjitha perfekt përpara portës rivale. Mjaft pozitive edhe loja e Modriçit që ofron siguri në mesfushë, ndërkohë që më të dobëtit, inekzistent në fushë ishin irlandezët Dojl e MekGedi, të cilët nuk kanë prekur thuajse asnjë top në ndërtimin e një aksioni.
Reagimet pas ndeshjes
MARIO MANDZUKIÇ
Mario Mandzukiç është entuziast për tri pikët e marra ndaj Irlandës. “Duhet të falënderoj trajnerin që më dha mua mundësinë që të luaj dhe them se bëra një sfidë të mirë. Shënova dy gola, por dua t’i falënderoj edhe shokët e ekipit. Ende s’e besoj këtë rezultat. Ishte një fitore fantastike. E dinim se do të luanim një sfidë e fortë, por u përgjigjëm si duhet në fushë dhe morëm një fitore fantastike”, – tha sulmuesi Mandzukiç.
XHOVANI TRAPATONI
Trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni, e ka të vështirë të shpjegojë atë çfarë ndodhi në fushë. “Ende nuk po arrij të kuptoj si shkuan gjërat. Ne u dhamë mundësinë atyre të kalonin në avantazh pas vetëm tre minutash dhe nuk e di nëse kjo ndikoi shumë te ne psikologjikisht. Ne bëmë disa ndryshime në pjesën e dytë dhe ishim më mirë por, për fat të keq, s’arritëm të shënonim. Megjithatë, besojmë ende pas barazimit të Spanjës dhe Italisë”, – tha italiani.
SLAVEN BILIÇ
Tekniku i Kroacisë, Slaven Biliç, ka vlerësuar ekipin për suksesin ndaj Irlandës. “Është një fitore që ne e merituam plotësisht. E prisnim që t’i mundim ata. Kaluam në avantazh shumë shpejt, çka na ndihmoi. Ishim më superiorë se irlandezët në fushë dhe asnjëherë nuk e vumë në diskutim fitoren. Ky sukses na i lehtëson gjërat për të kaluar fazën e grupeve. Kam besim te lojtarët e mi. E kemi vetë në dorë fatin tonë në turne”, – tha tekniku kroat.