e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Miku i Guardioles: Pep e mbylli karrieren…

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miku i Guardioles: Pep e mbylli karrieren…
Mund të duket e pabesueshme, por trajneri që arriti t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm me një klub, mund të mos drejtojë më në jetën e tij asnjë skuadër. Milani dhe Çelsi janë vënë në gjurmët e Pep, por ky i fundit e ka bërë të qartë se për 12 muajt e ardhshëm nuk do të drejtojë asnjë ekip, ndërsa duket se italiani edhe mund të mos drejtojë më asnjë skuadër në karrierën e tij. Një lajm të tillë bombastik e bën me dije nëpërmjet një interviste Sandro Mondeu, autori i librit me titull “Sekretet e skuadrës me të fortë”, libër që i dedikohet Barcelonës dhe Guardiolës.

Përse Guardiola vendosi të mos jetë në drejtimin e asnjë skuadre?

Pep do të kalojë një vit pushim në vilën e tij në New York, që do t’i shërbejë për t’u qetësuar psikologjikisht. Megjithatë, këto 12 muaj nuk do të jetë tërësisht pushim për Guardiolën, pasi ai do të studiojë edhe basketbollin, por edhe futbollin amerikan, për të gjetur aty elementë taktikë dhe për t’i vënë ata shumë shpejt në përdorim në futboll, pra për të fituar një tjetër betejë, pas asaj me Barcelonën.

Pasi të zbulojë taktika të reja, do të rikthehet sërish në drejtimin e një skuadre?

Natyrisht që Guardiola gjatë kësaj periudhe ka mbajtur kontakte me drejtuesit e Milanit dhe Çelsit nëpërmjet stafit të tij dhe këto skuadra e ëndërrojnë atë në drejtimin e tyre. Por, pas eksperiencës te Barcelona, e cila ishte e rrallë për të, ai është bërë i paparashikueshëm. Pep nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen. Mund të vendosë edhe që ta braktis përfundimisht futbollin. Pra, mund të ndodhë gjithçka…

Cili është vlerësimi juaj për Barcelonën që ndërtoi Guardiola?

Nëse do ta shikonim ciklin e Pep te Barcelona, nëpërmjet gjuhës së statistikave, atëherë mund të themi se kjo skuadër ka qenë me e mirë në shekullin e fundit, së bashku me Ajaksin e Di Miçels, Liverpulin e Shankly e Bob Paisley dhe Milanin e Sakit. Guardiola arriti që të ndryshonte rrënjësisht mënyrën e lojës, duke u dhënë asaj një bukuri taktika. Këto ndryshime ndodhin në periudha kohore të ndryshme nga njëra-tjetra dhe tashmë me shumë mundësi mund të rikthehemi në futbollin tradicional për disa vite.

Ju personalisht, shikoni ndonjë trajner tjetër në drejtimin e një skuadre që mund ta cilësojmë si “Guardiolën e ri”?

Aktualisht ka shumë trajnerë të rinj dhe interesantë për mënyrën se si drejtojnë. Me emra mund t’ju përmend Klopin e Borusias së Dortmundit, por edhe Bielsan e Atletiko Madridit. Ky i fundit ka qenë shumë i kritikuar për humbjet me skuadrën e tij në finalen e Evropa Ligës, si dhe në Kupën e Mbretit, por nuk duhet të harrojmë se ka arritur deri aty me një ekip që në përbërje të tij ka shumë futbollistë të rinj, por që janë shumë premtues. Mendoj se këta dy trajnerë do të jenë shumë të suksesshëm në rrugën e tyre.