Kritika e Rosella Sensi: Zeman? Une do te kisha punesuar Montella-n
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Unë ndoshta disa zgjedhje nuk do t’i kisha bërë, sepse do të konfirmoja disa lojtarë. Vlerësoj Zeman-in, por Montella do të kishte qënë një trajner i shkëlqyer”. Kështu u shpreh dje Rosella Sensi lidhur me Romën ku ka qënë presidente, e intervistuar në stadiumin Sprint nga Rai2, pas humbjes së rëndë me Juventusin.
“Nuk do të kisha marrë kaq shumë të rinj, e për pasojë s’do të kisha alrguar të tjerë”,-shton ajo. Rosella Sensi si një tifoze thotë se është trishtuar shumë për ndeshjen e së shtunës.
“Pas 20 minutash Juve kishte bërë 3 gola. Ndihem keq sepse besoja se kishte një krenari romane që në fakt ka munguar. Unë ende në 3 me 0 kisha shpresa për përmbysje rezultati”,-shtoi ish-presidentja e verdhekuqve.