Greket me sponsor agjencite funerale e bordellot
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Greqia ka dhënë shembullin e parë se në momentet e krizës ekonomike, futbolli duhet të përshtatet duke lënë pas në disa raste etikën dhe moralin për të siguruar mbijetesën. Klubet greke, duke parë vështirësinë që po kalon ekonomia e vendit të tyre, kanë gjetur si sponsor biznese të cilat nuk vuajnë thuajse asnjëherë, agjencitë funerale dhe shtëpitë publike.
Shembullin konkret e kanë dhënë dy klube të vogla profesioniste greke, Paliopirgos dhe Voukefalas, që kanë vendosur të lidhen respektivisht me një agjenci funeralesh dhe me një shtëpi publike të zonës.
Paliopirgos, që luan në kategorinë e dytë lokale dhe ka qendrën në qytetin me të njëjtin emër pranë Trikalla, do të mbajë gjatë këtij sezoni një fanellë me ngjyrë të zezë, mbi të cilën shkruhet “Funeraria Karaiskaki 53”, emri i agjencisë funerale.
Ndërsa Voukefalas, një klub i qytetit të Larisës, do të ketë në fanellat e saj mbishkrimin “Soula”, që është emri i një shtëpie publike të njohur të zonës.