Rosell ironizon me Ronaldon: Mesi i feston golat, jo si ne klubet e tjera
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sandro Rosell ka besim të plotë të lidhja që ekziston mes Barcelonës dhe Lionel Mesit dhe mendon se pikërisht kjo ndjenjë është ajo që do të bëjë që argjentinasi të mos largohet asnjëherë nga katalanasit. Sipas presidentit të Barcelonës, Mesi nuk mund të krahasohet kurrsesi me lojtarë të tjerë, duke ironizuar me deklaratat e trishtimit të Kristiano Ronaldos.
“Këtu ai asnjëherë nuk do të harrojë të festojë një gol. Ai është i Barcelonës dhe e mban këtë klub në zemër. Ai e dashuron klubin dhe qytetin, dhe kjo do të thotë të jesh pjesë e Barcelonës. Gjëra të tilla ndodhin në klube të tjera, jo te Barça”, siguroi ai në një intervistë për ESPN.
Por edhe ai pranoi se argjentinasi nuk ishte i vetëm te Barcelona dhe sukseset vinin edhe për shkak të një skuadre që ka shumë yje të tjerë. “Pa Ksavin dhe Iniestan, Mesi nuk do të bënte kaq shumë gola”, tha Rosell.
Numri i 1 i katalanasve më pas theksoi se pavarësisht distancës së ndjeshme të krijuar me Real Madrid, asgjë nuk kishte përfunduar dhe për titullin kampion kishte shumë punë.
“Situata aktuale nuk është reale. Kemi luajtur vetëm pak ndeshje dhe kampionati do të jetë i gjatë. Nuk mund të themi asgjë për Real Madrid deri në prill apo maj. Do të shohim ndeshje pas ndeshje se si shkon situata”.