e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

16-vjecari refuzon qe Realin dhe Mancesterin (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
16-vjecari refuzon qe Realin dhe Mancesterin (VIDEO)
Ai është vetëm 16 vjeç por që tani ka tërhequr vëmendjen e klubeve sportive më të mëdha në Evropë. Alen Haliloviç, i cili luan për Dinamon e Zagrebit, është nën vëzhgimin e trajnerit të Mançester Unitet, Aleks Ferguson dhe atij të Real Madrid, hoze Murinjo.

Të dy trajnerët po e marrin në konsideratë këtë lojtar duke e cilësuar atë “Modriçi i ri” por i riu nuk dëshiron të largohet nga ekipi ku luan aktualisht. Shumë specialistë thonë se Haliloviç po tregon më shumë potencial se sa Mesi në moshën e tij.

“I lexoj gazetat që thonë se luaj si Lionel Mesi”, ka thënë 16-vjeçari për gazetën kroate “Jutarnji List”. “Por mendoj se krahasimi me Mesin është i tepërt. Ka vetëm një të tillë. E çmoj atë dhe është një model për të rinjtë. Por nuk e di nëse do të ketë një të dytë si ai”.