e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Korçarët, 7 mungesa në stërvitje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Korçarët, 7 mungesa në stërvitje

Shtatë mungesa kishte ditën e djeshme Skënderbeu në seancën stërvitore të pasdites. Përveç tre të dëmtuarve dhe tre lojtarëve të grumbulluar me Kombëtaren, binte në sy edhe mungesa e Kristi Vangjelit.skenderbeu Mbrojtësi korçar i krahut të djathtë ishte pushim, pasi po kalon një gjendje gripale e për këtë arsye nuk i është bashkuar ekipit. Megjithatë gjendja e lojtarit duket e stabilizuar dhe në ekip nuk ka alarm.

Pritet që sot ai të jetë nën urdhrat e trajnerit Josa, për të zhvilluar një seancë të plotë stërvitore dhe për të qenë gati për ndeshjen ndaj Vllaznisë, që do të luhet në Korçë në fundjavë. Vangjeli është një garanci më shumë në mbrojtje.