e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Korabi mbetet në krye, Mamurrasi braktis lojën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Korabi mbetet në krye, Mamurrasi braktis lojën

Korabi ruan kreun, por vuan ndaj Mamurrasit të vendit të fundit. Madje, dibranët i shpëton një 11-metërsh shumë i diskutueshëm në takimin e djeshëm në fushën e tyre.ma Protesta dhe kontestime nga miqtë që tërhiqen nga loja për rreth shtatë minuta dhe vetëm pas këmbënguljes së zyrtarëve të takimit dhe trajnerit të Mamurrasit, Sinan Bardhi, lojtarët pranuan të rifillonin lojën.

Një nga ato raste kur gjyqtarët nuk merren vesh me anësorin që akordon pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori e jep penallti. Ndeshja Rreth 4 mijë tifozë kishin mbushur stadiumin e Peshkopisë, në një kohë që minutat e para tregojnë se Korabi nuk do ta kishte aspak të lehtë, pavarësisht se përballë ka ekipin e vendit të fundit.

Në të 12-n është Melani nga jashtë zone që lëshon shkëndijën e parë, por pret Selaci. Tri minuta më pas, Mziu pason në zonë për Gurin, që, në një dyluftim me një mbrojtës mik, rrëzohet dhe pretendon për penallti, por nuk mendon kështu gjyqtari. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Fraksioni i dytë nis me vendësit që shtojnë forcat në sulm.

Guri jep sinjalin e parë në këtë pjesë, por pret portieri. Në të 56-n vjen edhe rasti që do të vendoste takimin. Jubani shërben për Gurin në zonë që përplaset me një lojtar vendës dhe rrëzohet.

Anësori akordon pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori drejton dorën drejt pikës së bardhë. Në këtë moment shpërthejnë protestat e miqve. Stafi teknik dhe lojtarët e Mamurrasit kërkojnë sqarime për 11- metërshin që ata e konsiderojnë "fantazmë".

Presidenti Ded Ndreca e tërheq ekipin nga loja, ndërsa zyrtarët e ndeshjes mundohen të qetësojnë miqtë. Pas gjashtë minutash konsultimesh dhe debatesh, me këmbënguljen edhe të trajnerit Bardhi, lojtarët e Mamurrasit pranojnë të rifillojnë lojën.

Nga pika e bardhë godet Mziu dhe shënon duke ngritur peshë mijëra tifozët që ishin të pranishëm. Pavarësisht avantazhit, vendësit nuk ndalen dhe sulmojnë, ndërsa miqtë mbrohen.

Dibranët krijojnë disa raste të tjera, por nuk i shfrytëzojnë siç duhet. Gjyqtari i 4-t akordon gjashtë minuta shtesë. Në të 2-n, Melani i vendësve bën një ndë- rhyrje shumë të rëndë ndaj Bakut të miqve. Duhet ndë- rhyrja e ambulancës që e shoqëron mbrojtësin e Mamurrasit për në spital, ndërsa lojtari i Korabit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe e lë skuadrën me 10 lojtarë.

Megjithatë, vendësit e ruajnë avantazhin edhe në minutat e mbetura, duke siguruar një 3-pikësh të vështirë. Mamurrasi vazhdon të jetë i fundit dhe do t'i duhet të luftojë fort në takimet e mbetura, për të siguruar mbijetesën. Me ndeshjet e javës së ardhshme mbyllet edhe faza e dytë e kampionatit.