Hyka shënon, por Luzerna mundet, festojnë Ajeti e Rashica
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E diela ka qenë një ditë e mirë për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet e njohura Europiane.
Hyka Ish-mesfushori i ekipit të De Biazit, Jahmir Hyka ka realizuar gol sot në ligën zviceriane në takimin Jang Boys-Luzern që përfundoi 5-2 për vendasit, dhe futbollisti shqiptar, ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij, por pa mundur të evitojë dot humbjen.
Ajeti Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ka luajtur 90 minuta si titullar në takimin Frozinone-Udineze ku ekipi i tij ka fituar pastër 2-0. Ajeti ka qenë një nga më të mirët në fushë pës skuadrën e tij duke u vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. Ndërkohë me fitoren e sotme, Frozinone ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke iu larguar disi zonës së ftohtë.
Rashica Vitese arriti të fitojë në transfertën ndaj Rodës me rezultatin e ngushtë 1-2. Në këtë përballje u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes mesfushori me tipare sulmuese Milot Rashica që ka bërë një paraqitje të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar apo asistuar. Me këtë fitore, Vitese shkon në kuotën e 40 pikë duke u renditur në vendin e pestë në kampionatin holandez.
Sadiku Sulmuesi shqiptar Armando Saiku ka luajtur 90 minuta në humbjen që ekipi i tij Vaduz pësoi në transfertë ndaj Sionit 2-0. Sadiku ka qenë në hije në këtë takim duke mos lënë asnjë gjurmë. Vaduzi ndodhet në pozicion delikat në rënditjen e ligës zviceriane.
Shala Herolind Shala është aktivizuar 82 minuta në barazimin 0-0 që ekipi i tij, Liberec arriti ndaj Slovacos në shtëpi. Mesfushori shqiptar nuk arriti të ishte rezultativ për skuadrën e tij, duke i zëvendësuar në fundin e ndeshjes nga trajneri i tij.
Cikalleshi-Berisha Sulmuesi dhe gardiani kuqezi nuk janë aktivizuar për anjë minutë me skuadrat e tyre. Basaksehiri i sulmuesit kavajas ka barazuar 3-3 me Gallatasarain, ndërsa edhe Lacio e është ndalur në barazim 1-1 me Torinon.