VIDEO/ Sasuolo leksion Milanit, Juventus gjunjëzon Atalantën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndalet Milani. Pikërisht në momentin më të mirë që "djalli" po kalonte, vjen një humbje shokuese nga Sasuolo, e cila e ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e drejtuar nga Mihajloviç.
Duncan dhe Sansone ishin autorët e golave për ekipin e Di Francescos. Me humbjen e sotme, kuqezinjtë pothuajse i kanë thënë lamtumirë zonës Championspasi ndodhet 9 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Roma.
Atalanta-Juventus 0-2
Juventusi i Masimiliano Alegrit nuk ka ndërmend të ndalet në Serinë A. Bardhezinjtë fitojnë pa shumë vështirësi në transfertë ndaj Atalantës me rezultatin 0-2.
Barzaji dhe Lemina ishin autorët e golave për "Zonjën e vjetër" që me fitoren e arritur sot e çon në +3 pikë diferencën me ndjekësit e Napolit dhe mban kreun e klasifikimit me 64 pikë.
Të tjerat
Torino Lacio 1-1
Bolonja-Karpi 0-0
Frozinone-Udineze 2-0
Xhenoa-Empoli 1-0
Inter-Palermo ora 20:45
Atalanta-Juventus 0-2 (Video)
Sasuolo-Milan 2-0 (Video)