E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kondogbia fton Turenë: Bashkë dyshe ëndrrash

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kondogbia fton Turenë: Bashkë dyshe ëndrrash

Fundi i kampionatit dhe bilanci i vitit të parë me ngjyrat zikaltër veshur kanë qenë temat kryesore të intervistës që u publikua dje nga "Corriere dello Sport" të Xhefri Kondogbias. kondogbiaMesfushori i talentuar francez ka qenë protagonist i një edicioni me ulje dhe ngritje.

Interi në ndërtim, vlera e kartonit dhe mungesa e ambientimit me një kampionat të vështirë siç është ai i Serisë A kanë qenë faktorët që për momentin e larguan 23-vjeçarin nga përfaqësuesja që është objektivi i tij i madh.

Çfarë opinioni ke për sezonin e parë tek Interi?

Mund të bëj më mirë. Jam i ri dhe kam të gjithë kohën e mundshme që t'u tregoj të gjithëve se sa vlej. U ke kushtuar zikaltërve 30 milionë euro.

A ka ndikuar klauzola në paraqitjet e tua?

Është një ndjesi që e njoh, pasi e kam provuar edhe më parë.

Në moshën 21-vjeçare kalova te Monako për një shifër që kapte 20 milionë eurot, prandaj kur erdha këtu në qershor e dija fare mirë se çfarë më priste. Nga ana psikologjike, nuk jam kushtëzuar prej këtij fakti.

A të ka ndihmuar Mançini në këtë aspekt?

Sigurisht që po. Ai ishte i pari që më bindi të zgjidhja Interin. Më ka dhënë shumë besim gjatë kësaj kohe. Tani dua që t'i shlyej borxhin. Kur të mori, ai të konsideronte një lojtar që i ngjante shumë profilit të Turesë. Do të më pëlqente shumë që të isha si ai. Tani e kam unë në dorë që të mbroj, të organizoj dhe të shënoj si Ture. Karakteristikat i kam për të kryer rolin e tij. Por në fillim duhet që të punoj shumë, pasi jam vetëm 23 vjeç.

A të pëlqen ideja që ta kesh Turenë koleg reparti tek Interi?

Do të ishte bukur, një ëndërr e vërtetë.

A je penduar që nuk shkove te Milani?

Klasifikimi përgjigjet për mua... do të ribëja të njëjtën zgjedhje. Ishte një vendim që më erdhi natyrshëm.

Edhe këtë vit do ta kesh të vështirë që të luash në Champions.

Matematikisht, gjithçka është e hapur. Duhet që të vazhdojmë të besojmë se mund të arrijmë të tretët. Në këtë kontekst, më vjen shumë keq që kemi lënë kaq shumë pikë për hiçgjë. Kemi paguar shumë shtrenjtë gabimet tona. Kur shikoj ekipin tonë, mendoj se nuk i mungon asgjë për ta fituar titullin. Kemi forcë, kualitet dhe një grup me shumë të rinj. Mbase na duhet pak më shumë eksperiencë dhe mprehtësi.

Ke shpresë se mund të marrësh një ftesë nga Deshampi?

Në dy miqësoret e fundit nuk isha i gatshëm që të përfaqësoja vendin tim, pasi isha i dëmtuar. Por nuk e di nëse ishte kjo arsyeja që shtyu teknikun që të mos më ftonte. Nuk është një problem për mua fakti që nuk po ftojnë në kombëtare, pasi e di fare mirë se nuk e meritoj. Për momentin, nuk kam bërë mjaftueshëm që të meritoj të jem në Europian.

Përgatiti: ALTIN VORPSI