e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barzalji: Në San Siro, për të hipotekuar titullin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barzalji: Në San Siro, për të hipotekuar titullin

Andrea Barzalji është lideri i vërtetë i mbrojtjes së Juventusit, ndërsa për të ardhmen italiani ka "pagëzuar" dy emra: "Njëri është Daniele Rugani dhe luan për ekipin tonë, ndërsa tjetri quhet Alesio Romanjoli, i cili është shumë i zoti dhe ka personalitetin e duhur. barzajliMirëpo, për fat të keq, shikoj vetëm këta të dy dhe nuk arrij dot ta kuptoj arsyen pse nuk ka të tjerë.

Mendoj se klubet duhet të kenë më shumë besim te brezi i ri, por është e qartë që për të luajtur duhet ta meritosh. Rugani dhe Romanjoli e kanë dëshmuar se janë të aftë për të luajtur në një ekip të madh", ka thënë mbrojtësi.

Pasi foli për të ardhmen, Barzalji u ndal edhe tek e tashmja që quhet Milan:

"Fitorja në Milano do ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt titullit kampion, pasi do kalonim një kundërshtar të fortë dhe do të afroheshim më shumë në fund të rrugës tonë. Cili është sekreti i Juventusit? Si fillim, cilësia e lojtarëve dhe më pas ajo që është edhe më e rëndë- sishmja, mentaliteti që të transmeton klubi. Çdo lojtar është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka veshja e fanellës bardhezi dhe vullneti për të fituar në çdo sezon", tha italiani për rrjetin e kanaleve "Sky Sport".

Në fund ai u ndal tek eliminimi në Champions: "Është një plagë që djeg akoma, pasi kemi pengun që nuk arritëm dot të mbronim rezultatin në minutat e fundit. Mendoj se po të kualifikoheshim kundër Bajernit, do kishim shumë shanse për të shkuar deri në fund të Ligës së Kampionëve".