e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Koliçi: Kukësi si një familje, ja sekreti i suksesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Koliçi: Kukësi si një familje, ja sekreti i suksesit

Enea Koliçi rikthehet protagonist në kampionatin shqiptar pas disa viteve aktivizim në Greqi.enea koliciPortieri i Kukësit ka dy ndeshje që luan rregullisht, duke i zënë vendin Ervis Koçit, teksa ka bërë një paraqitje të mirë dhe njëkohësisht skuadra ka fituar.

Në një intervistë për "Panorama Sport", portieri flet për momentin e mirë që po kalon, ditët në stol, por jo vetëm. Ai dëshiron ishekipin e tij, Flamurtari, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Vini pas një fitoreje të vuajtur me Laçin, si e patë këtë takim?

Ndeshja me Laçin ishte shumë e vështirë sepse ishte një kundërshtar që erdhi vetëm për t'u mbrojtur. Personalisht jam shumë i kënaqur nga ajo që dha ekipi në atë ndeshje. Rikthimi juaj në portë ka përkuar me dy fitore radhazi.

Mendoni se tani nuk do ta lëshoni vendin e titullarit?

Jam shumë i kënaqur nga paraqitjet e mia në këto 2 ndeshje. Për fitoret kontribuam të gjithë, jo vetëm Koliqi. Shpresoj të vazhdoj kështu. Çelësi i suksesit është stërvitja që ne bëjmë çdo ditë. Keni ardhur për lojtar titullar, por befas keni qëndruar në stol për shumë kohë. Ju ka mërzitur kjo situatë? Asnjeri nuk duhet të ndihet titullar ose rezervë, një lojtar profesionist duhet ta pranojë edhe stolin. Unë ndihem shumë në formë, punoj ditë për ditë që të jem 100% i gatshëm për ekipin.

Si ju duket përballja me Tërbunin?

Sapo mbaroi ndeshja me Laçin të gjithë jemi duke menduar për Pukën. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Tërbunin sepse u ka hequr shumë pikë ekipeve "të mëdhenj", ndaj duhet vlerësuar në maksimum.

Fazën e kaluar nuk arritët dot të fitonit në Pukë...

Sigurisht që duhet marrë seriozisht jo vetëm Puka, por të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Fazën e parë humbëm pikë me ta dhe na kushtoi shumë.

Çfarë ka ndryshuar te ky Kukës që është në rrugë të mbarë?

Kanë ndryshuar shumë gjëra. Trajneri i ri, ide të reja. Jemi të bashkuar të gjithë në fitore edhe në humbje. Jemi si një familje, si një trup i vetëm dhe veprojmë po si një trup i vetëm, jo të veçuar. Këtë fazë kemi ndryshuar shumë dhe jemi në rrugën e duhur, të cilën do ta vazhdojmë duke mos u dorëzuar. Edhe presidenti ka qenë në krah të ekipit edhe është shumë korrekt me të gjithë, plus që tifozët dhe stafi po na mbështesin shumë. Të gjithë së bashku jemi shumë të fortë.

Në Kupë cilin ekip preferoni në gjysmëfinale?

Dua Flamurtarin në Kupë, ishekipi im.

Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi