Barça shkatërron Getafen, Messi humb penallti (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona ka shkatërruar Getafen me rezultatin e thellë 6-0 në "Kamp Nou".
Katalanasit e nisën mirë, pasi në favorin e tyre realizoi një autogol Juan Rodriguez vetëm brenda 8 minutave lojë. Vetëm 3 minuta më pas Messi kishte shansin të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë por nuk ja del. Në minutën e 19´ Haddadi shënon golin e dytë për vendasit, i ndjekur pas nga Nejmar dhe ylli argjentinas, Leo Messi.
Djemtë e Enrikes e mbyllin pjesën e parë 4-0.
Në fraksionin e dytë sulmuesi brazilian pesëfishon rezultatin ndërkohë që Arda Turan e mbyll goleadën e ekipit në minutën e 57´ (6-0).
Barça vazhdon të mbajë kreun me 75 pikë, duke lënë pas Atletiko Madridin me 64 të tilla dhe Realin në të tretin me 60.