E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Koçi dhe Pashaj rrezikojnë 6 muaj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Koçi dhe Pashaj rrezikojnë 6 muaj

Andi Koçi dhe Bardhyl Pashaj pritet që të mos ia hedhin "paq" këtë herë. Mësohet nga burime në FSHF se të dy gjyqtarët që arbitruan dy kryesfidat e javës së 22-të mund të bëhen shembull.pashaji Këtë herë nuk do të ketë masa minimale, me pezullim dyjavor, por mund të shkojmë më shumë se kaq, me 6 muaj.

Ndikimi i madh që ka pasur opinioni sportiv, por edhe zhurma e madhe e trumbetuar në media, kanë bërë që zyrat e larta të federatës të japin dënime me "dorë të hekurt".

Koçi "gjykohet" për penalltinë e padhënë ndaj Tiranës (ndërhyrja e pastër e Vangjelit ndaj Likës), ndërsa Pashaj për atë ndaj Kukësit (kur Kalari ka kontakt brenda zonës me Dvornekoviç).