Korçarët shijojnë fitoren, habiten që nuk pati stola të thyer
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja kundër Tiranës ka shijuar në kampin korçar. Lojtarët dukeshin tepër të kënaqur ditën e djeshme gjatë seancës së parë stërvitore të zhvilluar në Korçë. Sigurisht, fitorja ishte me vlera, pasi ruante kryesimin në kampionat, por mposhtën një kundërshtar që mund të bëhej mjaft i vështirë për luftën e titullit kampion.
Ajo që vihej re me lehtësi në stërvitjen e djeshme ishte buzëqeshja, që të gjithë lojtarët kishin në fytyrë duke bërë që gjithçka të duket më e qetë, duke hedhur kështu një hap të madh drejt titullit kampion. Ajo që e ka prishur disi "gëzimin" e bardhekuqve ka qenë loja jo fort e mirë që Skënderbeu zhvilloi në këtë takim.
Natyrisht nuk kishte sesi trajneri Josa të mos i këshillonte lojtarët dhe t'u vinte në pah gabimet e bëra në këtë sfidë. Por, skaneri i hollësishëm i këtij takimi do të bëhet më i detajuar gjatë ditës së sotme.
Trajneri Josa e ka lënë për sot analizën, ku do të skanohet loja në përgjithësi, por edhe hapësirat që i lanë kundërshtarit gjatë kundërsulmeve të shpejta. Në klub të gjithë ishin të kënaqur, njëkohësisht edhe të habitur që kjo ndeshje nuk solli thyerje stolash.
Gjithsesi, Skënderbeu pritet që të mos i shpëtojë gjobës së Komisionit të Disiplinës, pasi pati ofendime nga ana e tifozërive. Skënderbeu ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Korçë. Nën drejtimin e Josës dhe të përgatitësit atletik, Iris Selimi, bardhekuqtë kanë zhvilluar një seancë të thjeshtë stërvitore vetëm me vrapime dhe ushtrime të thjeshta atletike.
Grupi i ndarë në dy pjesë ka punuar kryesisht në pistën e stadiumit "Skënderbeu". Titullarët e ndeshjes kundër Tiranës kanë bërë një seancë më të shkurtër mes vrapimesh dhe masazheve, ndërsa pjesa tjetër e ka zhvilluar të plotë stërvitjen me ritmin e caktuar