e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Interi do Kandrevën, Lacio i kërkon Manajn

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi do Kandrevën, Lacio i kërkon Manajn

Rei Manaj mund të përfundojë te Lacio. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhekaltër. Manaj mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Kandrevës tek Interi.rei manaj Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit janë duke bërë gjithç- ka për të marrë Kandrevën në merkaton e verës, por Lacio nuk dorëzohet lehtë duke përfituar edhe nga interesimi i lartë i Barcelonës.

Pëlqehet Manaj- Rei Manaj shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar dhe skuadrës së Interit dhe zikaltrit vendosën të mos e largonin në merkaton e janarit.

Pavarësisht interesimeve të shumta që shumë skuadra patën për të, Mançini kërkoi që Manaj të qëndronte dhe të rritej në një ambient me kampionë. Zikaltrit mund të dorëzohen në merkaton e verës, nëse duan të arrijnë te Kandreva.

Lacio kërkon me ngulm shqiptarin dhe mesfushorin Gnukuri. Të dy në një moshë shumë të re, që kanë mundësi për t'u rritur akoma më shumë. Lotito dhe Tare po mundohen me çdo kusht për të afruar në skuadër dy futbollistë që kanë të ardhme dhe vlerësohen shumë nga analistët e futbollit italian.

Oferta e Interit- Antonio Kandreva vlerësohet nga Lacio 30 milionë euro, por zikaltrit nuk kanë ndër mend të ofrojnë një shifër të tillë, kur ende nuk dihet fakti nëse skuadra do të arrijë apo jo në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e Interit janë duke bërë maksimumin për të arritur një marrëveshje me 18 milionë euro dhe kartonin e një futbollisti, që për momentin është Andrea Ranokia. Ky i fundit është duke bërë gafa të një- pasnjëshme që nga momenti kur u transferua te Sampdoria dhe drejtuesit e Lacios nuk e duan në skuadër.

Ata këmbëngulin për të rinjtë Manaj dhe Gnukuri. Igli Tare kërkon shqiptarin në radhët e bardhekaltërve, ndërkohë që nuk trembet aspak nga oferta e Interit, pasi për Kandrevën ka shfaqur interes edhe skuadra e Barcelonës që në merkaton e verës do të provojë të forcojë repartin e mesfushës.