Klubet qe shkelqejne Krishtlindjet ne Angli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ata kryesojnë +4 nga rivalët e Sitit, por në prag të ndeshjeve të “Boxing Day”, për ndjekësit e Mançester Junajtid ka lajme edhe më të këqija. Në 5 sezonet e fundit, “djajtë” kanë fituar 19 nga 25 ndeshjet e muajit dhjetor.
Junajtid - Ferguson e shfrytëzon idealisht periudhën e festave për të vënë njërën dorë te titulli. Pas ndaljes nga Suonsi, Junajtid ka përpara një kalendar krejtësisht të përballueshëm me Njukasëllin, Uest Bromuiçin dhe Uiganin, ndeshje nga të cilat do tentojnë të marrin pikët maksimale. Gjërat për skuadrën e Alan Pardësë bëhen edhe më të vështira në vizitën në “Old Trafford”. Mançesteri ka humbur vetëm 1 herë në shtëpi këto 20 vitet e fundit, ndërsa “qymyrxhinjtë” kanë fituar vetëm 1 nga 9 ndeshje.
Arsenali - Do të përpiqet të mos bjerë nga 4 vendet e para. “Topçinjtë” kanë treguar se ata janë specialistë kur temperaturat bëhen më të ftohta. Skuadra e Vengerit ka fituar 17 nga 28 ndeshjet e luajtura në muajin dhjetor këto 5 sezonet e fundit. Lajmi i mirë për londinezët është se do të kenë një ndeshje më pak, për shkak të anulimit të takimit me Uest Hemin (prej grevës në metro).
“Çekiçët” duhet ta konsiderojnë veten me fat, sepse Arsenali ka humbur vetëm një herë në 16 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në “Boxing Day”. Nuk është koincidencë që 6 skuadrat e para më 25 dhjetor që prej sezonit 2007-2008 janë Mançester Junajtid, Arsenali, Mançester Siti, Totenhemi, Liverpuli dhe Çelsi. Kush luan në Europë arrin ta përballojë më mirë kalendarin e ngjeshur të dhjetorit. “Skuadrat që luajnë në Europë janë mësuar të luajnë një herë në 3 ditë dhe e përballojnë më mirë kalendarin e ngjeshur”, – analizon ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Kion.
Siti – Nuk do të kenë kalendar të vështirë as kampionët. Mançester Siti do të tentojë të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet me Sandërlendin, Noruiçin dhe Stok Sitin. Por një gabim dhe Çelsi do të afrohej kërcënueshëm, ndërsa ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Benitezi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e tij në “Boxing Day” dhe me formën e mirë të bluve do tentojë t’i afrohet më shumë kreut.