Johan Krujf: Barca ta meshiroje pak Realin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Legjenda holandeze, Johan Krujf, mendon se Barcelona e ka bërë monotone garën për titull kampion në Spanjë, çka e ka prishur disi bukurinë e kampionatit. Madje, ai deklaron se katalanasit duhet të bëjnë ndonjë gabim, sa për ta bërë pak më emocionues duelin me klubet e Madridit.
Kampionati “Ka një diferencë të tmerrshme. E vërteta është se kjo nuk i bën mirë kampionatit. Ndoshta ortakët e Barçës janë të kënaqur, por një titull kampion të shijon më tepër kur ka rivalitet, tension dhe emocione. Sivjet duket se ato mungojnë. Mbase do të ishte mirë që Barcelona të bënte ndonjë hap fals në fillim të vitit 2013, sa për ta zbukuruar disi duelin për kreun. Duhet pak mëshirë nga ana e tyre, pasi unë jam i sigurt që asnjë kundërshtar nuk është i aftë t’ua marrë vendin e parë në renditje”.
Loja e Barçës “Për të kuptuar lojën e Barcelonës, duhet të shikosh lëvizjet e tyre kur nuk e kanë topin në zotërim. Ajo është pjesa më e bukur dhe e rëndësishme gjithashtu. Ata ushtrojnë presing te çdo kundërshtar, përfshirë edhe portierin, duke detyruar rivalët që ta dorëzojnë topin. Kjo u jep mundësinë që ta kenë gjithçka nën kontroll. Gjëja më e vështirë në futboll është që të bësh gjërat e thjeshta dhe t’i bësh mirë. Kjo është diferenca mes Barçës dhe pjesës tjetër të ekipeve”.
Guardiola “Është shumë i ri dhe ka kohë për të vendosur mbi të ardhmen. Do ishte mirë që të provonte diçka të re, diçka ndryshe. Çfarë? Askush nuk e di. Por, një ekip kombëtar do të ishte zgjedhje e shkëlqyer. Ka disavantazhet e veta, por edhe mjaft avantazhe gjithashtu. Për të praktikuar lojën që dëshiron Pep, nevojiten shumë seanca stërvitore. Nëse merr drejtimin e një klubi, do ta ketë më thjesht për të imponuar idetë dhe filozofinë e tij të lojës. Nëse ai dëshiron që të provojë një aventurë të re dhe të ketë në plan për të punuar të paktën 4 apo 5 vite, duhet të gjejë një president që do t’i lërë letër të bardhë si për shpenzimet, ashtu edhe për besimin. Për të parë frytet e Guardiolës, duhet të kesh durim. Ai nuk dështon”.
Trajneri më i mirë “Për mua, trajneri më i mirë i vitit 2012 është Visente del Boske. Jo vetëm për sukseset dhe ecurinë e shkëlqyer me Spanjën, por edhe mënyrën e sjelljes që ka”.
Filozofia e Realit – “Ajo çka më shqetëson te Reali i sotëm, është mënyra se si sillet, si edukon brezat e rinj. Shikoni se si sillen Ksavi, Iniesta apo Mesi dhe do ta kuptoni diferencën. Është e rëndësishme që brezat e rinj të rriten si njerëz normalë”.