e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klop: Do ringrihemi, keni për ta parë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klop: Do ringrihemi, keni për ta parë

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk mundi dot ta harronte zhgënjimin e finales së humbur në këtë stadium kundër Bajernit në vitin 2013.jurgen-klopp-liverpool_3361327 Por trajneri gjerman do të ketë sërish raste të shkelë në "Uembli" në të ardhmen, pasi projekti i tij në "Anfield" është afatgjatë:

"Jam i kënaqur me shumë gjëra që pashë gjatë ndeshjes, por natyrisht i zhgënjyer me rezultatin. Patëm një rast të madh dhe disa situata të tjera.

Siti nuk duhet të kishte shënuar me Fernandinjon. Ne dhamë gjithçka. Është mungesë fati të humbasësh nga ruleta e penalltisë, por edhe kjo është një mënyrë për të humbur. Tani nuk mund ta ndryshojmë më atë që ndodhi. Duhet të ringrihemi dhe ne do ta bëjmë"