e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kuqezinjtë e Bellait, turne miqësor në Romë, ja lista

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kuqezinjtë e Bellait, turne miqësor në Romë, ja lista

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar në faqen zyrtare se ekipi kombëtar U-19 i Shqipërisë do të marrë pjesë në turneun roman "Roma Caput Mundi", që fillon sot.shqiperi U19"Skuadra e drejtuar nga trajneri Arjan Bellai ka mbërritur sot (dje) pasdite në Romë për të marrë pjesë në këtë turne të rëndësishëm që do të vazhdojë deri më datë 4 shkurt.

Në 'Roma Caput Mundi' do të marrin pjesë tetë skuadra të ndara në dy grupe. Në grupin A: Anglia, Greqia, Italia L.N.D (Lega Nazionale Dilettanti) dhe Rumania.

Ndërsa në grupin B do të marrin pjesë Shqipëria, Lacio C.R.(Comitato Regionale), Malta dhe Uellsi. Dy skuadrat fituese të grupeve A dhe B, do të ndeshen më 4 mars në stadiumin 'Anco Marzio'", shkruan FSHF në sajtin zyrtar.

LISTA

Nr Emër Mbiemër Ekipi
1. Mario Dajsinani Partizani
2. Jorgo Muça PAOK
3. Leonard Maloku Peskara
4. Enea Mihaj Panatolikos
5. Sadik Çela PAOK
6. Kloert Doda Katania
7. Ador Gjuci Torino
8. Fabio Sakaj Modena
9. Valdrin Mustafa Kaizerslauten
10. Marko Hoxha Verona
11. Rei Nuriu Tirana
12. Klleandro Lleshi Internacionali
13. Elian Çelaj A. Futbollit
14. Arbri Beqaj Flamurtari
15. Kleidis Ndraxhi Teuta
16. Ymer Shaba Dinamo
17. Marko Çema Internacionali
18. Jon Gjyleri GPS Global
19. Jurgen Vrapi Tirana