e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

E ëma nuk i pa dy golat, kush është talenti Reshford

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E ëma nuk i pa dy golat, kush është talenti Reshford

Në ditën e debutimit me fanellën e kombëtares angleze do të shënojë dy gola. Nuk është parashikim, por statistikë. Ky është 18-vjeçari Markus Reshford, që dje në debutimin kundër Arsenalit arriti të shënonte dy gola në debutimin e tij në Premier Ligën Angleze.rashford Një tjetër dygolësh fantastik dhe një asist për golin e tretë, duke u konfirmuar njeriu i momentit në skuadrën e "Djajve". Gjithçka nisi të enjten, kur u aktivizua në vend të Marsial dhe shënoi dy gola në ndeshjen e Ligës së Europës.

Kush është- Deri në momentin që hodhi hapin e parë në fushën e "Old Trafford", ndoshta nuk e njihnin as në Angli. Në fundin e ndeshjes, të gjitha mediat sportive vërshuan për të zbuluar detajet mbi jetën dhe karrierën e këtij futbollisti.

I riu 18-vjeçar bëri një ndeshje ëndrrash. Ai duket si Inzagi, ndodhet në vendin e duhur, në kohën e duhur. Kur të gjithë të rinjtë dridhen nga emocionet e kësaj loje magjike, ai shfaqet me një personalitet të madh në fush- ën e lojës. Kur e dërgon topin në rrjetën e portierit kundërshtar, nis të festojë si një fëmijë. Ndoshta edhe për faktin sepse është ende fëmijë, nga ata që kënaqen me faktin kur ëndërrojnë dhe punojnë me pasion për t'i bërë ëndrrat e tyre realitet. Reshford është në rrugën e duhur.

E ëma humbi golat- Të gjithë u magjepsën pas asaj që Reshford bëri mbrëmjen e së enjtes, por personi më i dashur në jetën e tij nuk i pa dy golat e shënuar. Pikërisht e ëma e tij nuk pati asnjë interes për sfidën Junajtid-Midjuland, sepse Reshford as nuk e kishte imagjinuar se do të luante.

Ajo e kishte pyetur, por 18-vjeçari i kishte thënë se nuk kishte shanse të aktivizohej. Ndodhi krejtësisht e kundërta. Jo vetëm që u aktivizua, por shënoi dy gola duke rrëmbyer të gjithë skenën e futbollit anglez.

Rastësia- Në moshën 18 vjeç dhe 120 ditë Uejn Runi shënoi golin e parë në kampionatin anglez. E njëjta gjë ndodhi edhe me Reshford, që ditën e djeshme arriti ta gjejë rrugën e rrjetës dy herë. Ai është lojtari i tretë më i ri që shënon për Mançester Junajtid në Premier Ligë pas Makedës dhe Uellbek. Në gjirin e "Djajve" është duke u rritur një engjëll...