e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe Korene e Veriut'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe Korene e Veriut'

Manchester City u shpall këtë javë kampione e Premier League, një prej kampionateve më të ndjekur në botë. Në një shkrim të sotëm të BBC me titull “Pse bota pëlqen Premier Lieague”, thuhet se Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet e vetme në botë që nuk kanë të drejtë për të transmetuar këtë kampionat.

Popullaritet i kampionatit anglez të futbollit sjell shumë të ardhura. Nga marrëveshjet për 2013-16 janë përfituar 5.5 miliardë paund. Këtë sezon 98% e ndeshjeve të Premier Leagues mund të ndiqeshin dhe jashtë Anglisë. Koreja e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e vetme që nuk kanë të drejta.

Sipas analizës së BBC, La Liga, Seria A dhe Bundesliga nuk i afrohen aftësisë së Premier Leagues për të gjeneruar para jashtë Evropës. Kjo pavarësisht se lojtarët e kampionat spanjoll janë edhe më të njohur. BBC thotë se kampionati anglez favorizuar për shkak të gjuhës dhe orarit që zhvillohen ndeshjet.