Këtu është fundi/ Bajerni kërkon ndjesë për provokimin (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut ka kërkuar ndjesë ndaj tifozëve të Juventusit dhe të gjithë atyre që e ndjenë veten te prekur nga publikimi i një fotoje në rrjetet sociale.
Fillimisht, sajti zyrtar i bavarezëve në "Tweeter", provokoi me një fotomontazh në të cilën ishte vendosur portieri Nojer, slogani "qui e la fine" (këtu është fundi), dhe një hekurrudhë që çonte drejt stadiumit 'Alianz Arena'.
Kaq mjaftoi që publikimi të bënte xhiron e internetit dhe në mediat ndërkombëtare, si një provokim i rëndë që kujton kampet e tmerrshme të nazistëve.
Mediat italiane pasqyruan gjerësisht foton e klubit bavarez, duke i bashkëngjitur edhe imazhet e hekurudhës që të çonte te një ish-kamp përqendrimi.
Pak kohë pas publikimit të imazheve në internet, klubi bavarez hoqi foton duke kërkuar ndjesë për keqkuptimet me të kaluarën historike.
"Për fat të keq, ka pasur një keqkuptim me imazhin tonë për ndeshjen e sotme. Është bërë një përqasje historike, por kurrë nuk kishte këtë qëllim.
Nëse do të jenë lënduar ndjenjat e tifozëve të Juventusit, ose përdoruesve të tjerë të këtij rrjeti social, ne sinqerisht kërkojmë ndjesë.
Objektivi ynë i vetëm në fotomonazh ishte evidentimi i faktit se njëri nga dy ekipet do t'i japin lamtumirën Ligës së Kampioneve,"-thuhet në reagimin e klubit të Bajernit të Mynihut.
Baraverëz presin sonte (ora 20:45) bardhezinjtë në ndeshjen e kthimit, takim i vlefshmë për eliminatorët e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.
