Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 26-të
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Cungu
Vllaznia është pesë pikë nga Bylisi që plotëson numrin e dy skuadrave për të rënë nga kategoria dhe kjo falë dy fitoreve radhazi. Nëse me Tërbunin mund të ishte derbi i mbijetesës, ndaj Tiranës ishte derbi i Shqipërisë dhe verdheblutë e kanë dominuar në çdo aspekt. Trajneri Cungu arriti të bëjë atë që duhet për të mos i dhënë asnjë shans Tiranës që të shpresojë për pikë. Meriton vlerësim edhe Klodian Duro, për fitoren e katërt radhazi.
TRAJNERI MË I DOBËT
Stavri Nica
Laçi nuk ka asnjë objektiv në kampionat, mirëpo rezultatet e dobëta javë pas jave kanë bërë që të besuarit e Nicës të jenë tashmë në një zonë që mund të rrezikojnë edhe nga fundi. Trajneri ka deklaruar disa herë pakënaqësitë e tij për futbollistët, por kjo nuk mjafton. Një tjetër humbje në shtëpi ndaj Teutës i faturon trajnerit të kurbinasve formacionin më të dobët të kësaj jave.

