FOTOLAJM/ Humor me Xhakën e vërtetë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ditën e djeshme ka dalë në treg një album me skuadrat pjesëmarrëse në Europian ku janë të vendosura fotografi të secilit prej lojtarëve të tyre.
Mirëpo në rrjetet sociale ka dalë fillimisht një foto e Granit Xhakës me fanellën e Shqipërisë dhe pak më vonë është korrigjuar me "Xhakën e vërtetë".
Nuk dihet nëse autorët e kanë bërë me qëllim një ngatërrim të tillë, apo është dashur ndihma e tifozëve që kanë komentuar për të korrigjuar një gabim të tillë.