Ibrahimoviç i përgjigjet kullës Eifel: Ke të drejtë, Parisi (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Batuta që Ibrahimoviç bëri pas shpalljes kampion me PSG-në 8 javë para mbarimit të kampionatit se "do të qëndroj në Francë vetëm nëse zëvendësoni statujën time me kullën 'Eifel'", bëri xhiron e internetit dhe pas saj, nuk munguan edhe ragimet në rrjetet sociale.
Për këtë reagoi edhe sajti zyrtar i njërës prej kullave më të famshme në botë. "Më pëlqen shumë humori yt Ibrahimoviç dhe pamja e Parisit është shumë e bukur nga këtu, por kulla jam unë",-është shkruar dy ditë në profilin zyrtar 'La tour Eiffel', në rrjetin social "Twitter".
Ndërsa sot, suedezi është përgjigjur duke thënë se "Faleminderit për përgjigjen kulla 'Eiffel' dhe jam dakord me ty. Parisi është shumë i bukur nga ku ndodhemi dhe unë të dua gjithashtu".
Mediat ndërkombëtare e kanë komentuar këtë reagim si vazhdimësi e 'flirtit mes Ibrës dhe kullës 'Eifel''.

