Kater futbolliste, perdorues te drogave ne Angli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Antidopingu në Mbretërinë e Bashkuar ka ndëshkuar 4 futbollistëve anglezë, të cilët rezultuan pozitivë për përdorim e drogave të kokainës dhe të kanabis sativas. Nuk janë përmendur emra të klubeve, por mësohet se tre lojtarë janë pjesë e skuadrave të të rinjve, ndërkohë që një luan me ekipin e parë. Këto kontrolle datojnë në vitin 2010, ndërkohë që u mbajtën sekrete pas një “ngatërrimi në komunikim” mes këtij institucioni dhe Federatës Angleze të futbollit. Nuk dihet se cilët kanë qenë lojtarët që i kanë përdorur këto substanca, por futbollistët e kapur, janë ndëshkuar dhe më pas kanë kaluar një periudhë rehabilitimi. Rasti shkaktoi skandal, pasi federata angleze nuk u njoftua për këto probleme.