e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Boban: Ky, Milani me i dobet i 25 viteve te fundit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Boban: Ky, Milani me i dobet i 25 viteve te fundit
Nga studio e “Sky Sport”, ish-fantazisti i Milanit, Zvonimir Boban, ka sulmuar kuqezinjtë, të cilët sipas tij nuk bindin dhe nuk i pëlqejnë askujt. Ish-numri 10 kuqezi është i mendimit se ky është grupi më i dobët i këtyre 25 viteve të fundit: “Edhe mund të humbasësh, por të paktën e bën duke luajtur futboll. Kurse ky Milan nuk po e bën një gjë të tillë. Duket qartë që këtij formacioni i mungojnë kualitetet. Ky është formacioni më i dobët që kam parë gjatë këtyre 25 viteve të fundit te Milani”.

Por Boban nuk dorëzohet. Ai u tregon djemve kuqezi rrugën për të dalë nga kriza: “Për të lënë pas shpatullave këtë moment, Milani duhet të heqë nga mendja krahasimet me të shkuarën.

Djemtë duhet të kuptojnë se janë një skuadër, e cila mund të fitojë ndaj kujtdo. Ata nuk duhet t’i druhen kundërshtarit. Dhe nëse duhet të them mendimin tim real, këtij Milani i mungon më tepër personaliteti i Ibrahimoviçit, sesa golat e suedezit. Aktualisht kuqezinjtë janë një skuadër e re, të cilëve mendoj se u duhet dhënë pak kohë derisa të ambientohen me njëri-tjetrin. Por u sugjeroj të mos futen në fushë të ndrojtur, përkundrazi të luajnë me kokën lart ndaj kujtdo”.