e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Super Mario ble 'Porsche' 100 mije euro per te vellain

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Super Mario ble 'Porsche' 100 mije euro per te vellain
Super Mario ka vendosur të tregohet bujar me të vëllain, Enok, dhe i ka bërë një dhuratë një “Porsche”, që kushton rreth 100 mijë euro. Enok Balotelli ka mbetur i mrekulluar kur përpara portës së shtëpisë ka gjetur një Porsche model 911, ngjyrë të verdhë. Vëllai më i vogël i Balotellit ka bërë menjëherë një xhiro dhe nuk pushonte së falënderuari të vëllain, me të cilin është shumë i lidhur.

Kjo nuk është hera e parë që Super Mario shpenzon shifra të tilla për miqtë apo të afërmit. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Balotelli ka shpenzuar më tepër se 125 mijë euro për ti dhuruar makina e kotorra një grupi miqsh për “suportin” që i japin nëpër takimet evropiane.