e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milito dhe Cassano dhurojne spektakel, Interi fundos Torinon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milito dhe Cassano dhurojne spektakel, Interi fundos Torinon
Ndeshja e mbremshme mes Interit dhe Torinos ishte një test për të dyja skuadrat. Torinoja donte të vërtetonte nëse ishte në lartësinë për sfida të mëdha. Interi kërkonte rezultat pasi humbi në San Siro kundër Romës të Zemanit.

Por në fund ka fituar Stamaçioni, 2-0 falë performancës së Militos dhe Cassanos. Ventura ka pranuar me keqardhje humbjen që u vulos në minutën e 83-të.

Ishte Milito i cili e kaloi Interin në avantazh në minutën e 14-të të pjesës së parë. Nga ana tjetër Torinoja kishte disa mundësi për të barazuar në pjesën e dytë por porta e Interit nuk u tund. Në fund të takimit ishte goli i Cassanos që murosi fitoren e zikaltërve që tashmë ngjiten në kuotën e gjashtë pikëve, 3 pikë më pak se Juventusi që kryeson Serinë A.