Kasijas: Nuk e vendosin gazetarët kur do të tërhiqem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Iker Kasijas ka sulmuar edhe një herë kritikët e tij, të cilët këmbëngulin se ka ardhur koha që ai të tërhiqet nga Kombëtarja e Spanjës.
Gardiani 34-vjeçar e paralajmëroi personalisht pas miqësores me Rumaninë se ai është pranë lamtumirës, por në një interviste për radion "Cadena Ser" shfryu kundër tyre:
"Sigurisht që do të ketë një moment kur ti duhet të vendosësh, por unë nuk do marr as mendimin e katër gazetarëve dhe as katër opinione". Portieri i Portos u ndal edhe tek ai që do të marrë dorezat e të ardhmes, David De Gea:
"Është një djalë fantastik dhe portier i shkëlqyer. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit spanjoll". Në fund, ai dha edhe një opinion për klasiken e kësaj jave. "Do të më pëlqente të fitonte Reali dhe ishte gjithnjë i pari. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët e Barçës dhe nuk kam problem ta pranoj".