e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Helmim masiv te Luftëtari, 13 lojtarë në spital

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Helmim masiv te Luftëtari, 13 lojtarë në spital

Helmim masiv te Luftëtari. 13 futbollistë bluzinj kanë ndier të njëjtat simptoma gjatë ditës së djeshme dhe pasi kanë kontaktuar me mjekun e klubit, i janë drejtuar menjëherë spitalit rajonal. luftetariMarrje mendsh, të vjella dhe këputje kanë qenë simptomat e lojtarëve të Luftëtarit, të cilëve u është dashur ndë- rhyrja e mjekëve për t'u stabilizuar.

Një ngjarje e rrallë që ka shkaktuar ankth në klub. Helmimi Futbollistët u janë drejtuar thuajse në të njëjtën kohë ambienteve të spitalit pas shqetësimeve që kanë ndier. Dhe pasi gjendja e tyre është stabilizuar, u janë marrë kampione dhe kanë bërë analizat për të zbuluar shkakun se nga u ka ardhur ky helmim.

Burimet saktësojnë se një pistë ku dyshohet është hoteli ku qëndrojnë të grumbulluar futbollistët dhe aty konsumojnë edhe vaktet e ushqimit. Ndërsa pista tjetër është ajo se lojtarët mund ta kenë tepruar me pijet në ndonjë lokal të qytetit ku mund të kenë qenë së bashku. Tashmë, do të pritet përfundimi i analizave për të mësuar edhe shkakun e helmimit të futbollistëve të Luftëtarit.

Shqetësimi Kjo situatë e krijuar ka shkaktuar ankth në klubin bluzi. Katër ditë përpara ndeshjes ndaj Turbinës, që është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit, gjendja e lojtarëve ka bërë që drejtuesit dhe stafi teknik të shqetësohen.

Megjithatë, ata besojnë se nuk do të ketë asgjë serioze dhe se lojtarët do ta marrin plotësisht veten deri ditën e shtunë kur do të luhet takimi. Aktualisht, nga klubi nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje dhe pritet që sot të ketë reagim. Bluzinjtë janë në pritje të daljes së analizave për të mësuar shkakun dhe më pas për të reaguar.

Përgatiti: TOMOR SHEHU