Kartolina e Guardioles dhe historia e vogelushit shqiptar Leo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lionel Ymaj është një vogëlush shqiptar që jeton në Vitoria-Gasteiz në Spanjë. Leo është vetëm 3 vjeç e gjysëm. Ai sapo ka kaluar disa muaj shumë të vështirë që kanë shqetësuar jo vetëm prindërit dhe familjarët por edhe miqtë e shumtë të familjes Ymaj në Vitoria – raporton DITA
I diagnostikuar me një sëmundje të rrallë që paralizonte funksionin e veshkave Leo ka shpëtuar falë përkushtimit dhe kujdesit të mjekëve. Babai i tij, Shefqet Ymaj është një histori suksesi e brezit shqiptar të emigrantëve të pas 90-s. Ai drejton një nga degët e rëndësishme të Mercedes-Benzit, fabrikën e tyre në kryeqytetin bask. Në qytet Ymaj njihet edhe si një nga miqtë e afërt të yjeve të klubit të futbollit Barcelona. Emri Lionel, djalit i është vënë në nder të Lionel Mesit. Vetë Mesi dërgoi për adashin e tij të vogël shqiptar një orë dore kur u pagëzua.
Këto ditë një kartolinë me një mbishkrim ka mbërritur ndërkohë nga Guardiola për shërimin e Leos së vogël.
“Donte të shkruante mbi foto që Leo të rikuperohet shpejt, por nuk desha këtë. Atëherë shkruajti Shumë fat Leo në gjuhën katalane – tregon në linjë telefonike për DITA, babai i vogëlushit.