e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kampionët thyejnë rekordin e demave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionët thyejnë rekordin e demave

Tjetër fitore dhe rekord për Golden Steit. Në fushën e Atlantas, Uoriors mposhtën Houks 102- 92 dhe hipotekojnë fitoren e 50- të sezonale në 55 ndeshje të luajtura deri më tani.

Një rekord që në NBA ruhej prej sezonit 1995-1996, kur Çikago Bulls fitonte 50 ndeshje nga 56 të luajtura. stefen kurriSi zakonisht, protagonistët janë po ata: Stefen Kurri dhe Klei Tompson, 63 pikë të realizuara në total. I pari arrin kuotën e 36 pikëve, 8 asisteve dhe 6 topa në tabelë (ndeshja e 126-të radhazi që arrin një sezon të rregullt një tripletë) dhe tashmë është vetëm një hap larg nga Kiri Korver që numëron 127.

Tompson nga ana e tij shënoi 27 pikë. Atlanta pas rezultatit në disavantazh 39-58 në fundin e pjesës së parë e çon në vetëm 1 pikë (75-76) në fund të periodës së tretë.

Por ylli i kampionëve të NBA-së, Tompson, firmos 12 pikë në periodën e fundit dhe udhëheq skuadrën që të shkruajë sërish historinë në basketbollin amerikan. Por, me këtë ritëm që ka Golden Steit, pa dyshim që do të jetë një kandidat serioz për të thyer një tjetër rekord të fitoreve në historinë e NBA-së, 72 ndaj 10 humbjeve, që mbahet si gjithmonë nga "demat" e legjendës Majkëll Xhordan.

Për Houks kjo ishte humbja e katërt radhazi në shtëpi. Një bilanc i tillë negativ nuk ndodhte përpara tifozërisë së saj që nga viti 2007. Një ndeshje spektakolare ishte edhe ajo e luajtur në "Airlines Arena" mes Majemi vendës dhe Indianas. U desh një kohë shtesë që Hits ta mbyllnin në favor në shifrat 101-93.

Performancë e jashtëzakonshme ajo e basketbollistit slloven Goran Dragiç, autor i 24 pikëve, 8 asisteve dhe 5 topa në tabelë. Në qendër të vëmendjes ishte edhe gjiganti Hasan Uajtsaid me 19 pikë të shënuara dhe 18 topa në tabelë, edhe pse e nisi takimin nga stoli. Për Peisers, edhe pse e filluan ndeshjen me një avantazh të pjesshëm 11- 0, nuk mjaftoi Pol Xhorxh me 31 pikë (më i miri i mbrëmjes), shtuar këtu edhe 11 topa në tabelë. Për të kjo ishte dopieta e 12-të dyshifrore e sezonit.

Për t'u harruar mbrëmja për Klivlend Kavaliers. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes u dorëzuan krejt papritur në shtëpi përballë Detroit 88-96.

Ekipi i Pistons i dha fund serisë së pesë humbjeve radhazi falë 23 pikëve të realizuara nga Rexhi Xhekson, 19 pikëve të KaldullPop dhe 15 pikëve Andre Dramond. Ndërkohë, më të mirët për Klivlend ishin Kiri Irving me 30 pikë dhe Kevin Lav me 24 pikë. Jashtë forme ishte LeBron Xhejms, i cili u ndal në kuotën e 12 pikëve.

REZULTATET
Klivlend-Detroit 88-96
Majemi-Indiana 101-93
Nju Jork-Toronto 95-122
Atlanta-Golden Steit 92-102
Miliuoki-Lejkërs 108-101
Minesota-Boston 124-122
Klipers-Feniks Sans 124-84

Përgatiti: OLGERT SERANI