e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kampionet barazojne ndaj Paraguajt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionet barazojne ndaj Paraguajt
Italia u nisi mbrojtjen e titullit kampione bote me një barazim 1-1 me Paraguaj të hënën.

Mbrojtësi i Paraguajit Antolin Alcaraz shënoi me kokë në minutën e 39 të ndeshjes kryesore te Grupit F. Mesfushori i Italise, Daniele De Rossi barazoi nga një distancë e afërt në minuten e 63 pas një gabimi te portierit Justo Villar.

Portieri i shquar Italisë Gianluigi Buffon mbylli ndeshjen para kohe me një problem nervore ne fund te pjeses se pare, por porta Italiane u ndie pak e rrezikuar ne pjesen e dyte.

Nje prezantim shume i mire nga te dyja keto skuadra. Paraguaji tregoji qe eshte nje skuader me shume shpirt dhe qe di te luaje nje futboll te kendshem. Italia nga ana tjeter nuk pati lojen me te mire ne pjesen e pare, por fitoi elasticitet nga levizjet e topit sa para mbrapa ne pjesen e dyte.

Dy skuadrat e tjera te ketij grupi, Sllovakia dhe Zelanda e Re, do luajnë te martën.