e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi: Eshte koha me e lumtur me ekipin kombetar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi: Eshte koha me e lumtur me ekipin kombetar
'Eshte koha me e lumtur me ekipin kombetar' edhe pse kunder Nigeris mbeti e thate, Lionel Messi me ne fund u shfaq i jashtzakonshem edhe me 'Seleccion. 'Une jam i lumtur per shkak se gjerat kane shkuar mire dhe kemi fituar. Gjate ndeshjeve kualifikuese kalova disa momente te veshtira, kur gjerat nuk kane ecur mire dhe une nuk luaja shume mire, prandaj tani perpiqet te jem me shume i qete. Kur erdhem ketu te gjithe ne kemi ndryshuar mentalitet, koha qe kaluam se bashku na sherbeu te njiheshim me shume me njeri tjetrin dhe te krijojme konfidenca me topin. Por vazhdoj e perseris se kombetarja Argjentines nuk varet vetem nga une, ka shume lojtare te shkelqyer ketu dhe un varem nga ato te cilet me sjellin topin ne kembe'.

Messi vazhdon me fjale te bukura edhe per Maradonen: 'Ka pasur gjithmone besim ne mua, me ka ndihmuar ne momentet me te keqija ne kombetare dhe vazhdon e me ndihmon dhe tani. Eshte shume prane lojtareve dhe na jep besim dhe qetesi'. Megjithate tani duhet rikonfirmuar edhe kunder Kores se Jugut.

 'Ne jemi rivalet e vetes tone, i respektojme te gjithe por ne varemi vetem nga ne, mund te bejme me mire mund te permiresohemi me shume'. Perfundon Messi.

Per ekipin e Argjentines lajme te mira vine edhe nga Veron i cili pas nje problemi te vogel do jete i gatshem per ndeshjen e rralles me Koren e Jugut.