e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Loew: Rrallen e ka Serbia

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Loew: Rrallen e ka Serbia
Ndeshja bindese e Gjermanise kunder Australise, largon dyshimet mbi kombetaren e drejtuar nga Joachim Loew. Nje dush me komplimenta per kombetaren Gjermane deri ne ate pike sa presidenti i federates Gjermane Theo Zwanziger tha se ishte gati per te konfirmuar edhe pas Kupes se Botes.

Por Loew tha se ai ishte perqendruar aktualisht vetem per angazhimin e ardhshem kunder Serbise: 'Ne kete moment une kam gjera te tjera ne koken time. Ne duhet te perqendrohemi 100% mbi Boterorin dhe per angazhimin e ardhshem kunder Serbise'. U tha gazetareve gjate nje konference per shtypi nga grumbullimi i Gjermanise ne Afriken e Jugut.