Kalendari i plote i Skenderbeut ne Champions
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Janë bërë tashmë zyrtare datat dhe oraret e dy takimeve mes Skënderbeut dhe Krusejdërsit në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Në ueb-faqen zyrtare të UEFA-s mësohet se ndeshja e parë do të luhet në Korçë më 14 korrik, ora 20:00, kurse e kthimit një javë më pas (21 korrik, ora 20:45) në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.
Ndërkohë, shorti që do të hidhet më 17 korrik në Nion do të përcaktojë kundërshtarin e kampionëve të Shqipërisë në rast se kalojnë Krusejdërsin.