e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Oferta per Lenjanin, Renes kerkon 2 mln euro!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Oferta per Lenjanin, Renes kerkon 2 mln euro!

Italia, Turqia, Zvicra dhe Gjermania hedhin sytë nga mesfushori shqiptar, që në Francë u transferua në janar, për një shifër 700 mijë euro, teksa ka ofertë deri në 2018
 
Emir Lenjani ka nisur stërvitjet me Renes, por ndoshta mund të largohet që këtë verë. 25-vjeçari nuk arriti të zë vend në formacionin bazë te skuadra franceze pasi fati ia ktheu shpinën dhe kishte probleme me dëmtimet e shumta. Por, edhe nëse do të largohej, destinacionet nuk mungojnë. Në fakt, sipas “Telegrafit”, skuadra si Palermo e Torino e kërkojnë atë në Serie A, ndërsa për të mund të ketë edhe një rikthim në Zvicër tek dy gjigantët Zyrih dhe Jang Bojss.

Sikur mos të mjaftonin këto skuadra, Lenjani po kërkohet edhe në Turqi nga skuadra e Alban Mehës, Konyaspor por edhe nga Bundesliga gjermane me ekipe si Augsburg, Dramshtad dhe Shtutgart. Mbetët të shihet nëse Renes do t’i bindet ndonjërës nga ofertat e klubeve të lartpërmendura, pasi momentalisht ata janë duke kërkuar rreth 2 mln euro për kartonin e tij.

Lenjani u transferua në muajin janar tek skuadra e njohur franceze Renes, skuadër që pagoi dëmshpërblim rreth 700 mijë euro te zviceranet e St Galen, ndërsa ai ka kontratë me klubin aktual deri në qershor të vitit 2018.