e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kahn: Kam parë më shumë muskujt e Ronaldos se gjinjtë e gruas

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kahn: Kam parë më shumë muskujt e Ronaldos se gjinjtë e gruas

Oliver Kahn është zhgënjyer nga paraqitjet e fundit të Kristiano Ronaldos dhe nuk ka hezituar ta kritikojë portugezin me nota të forta ironie. oliver khanIsh-portieri i kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut, duke iu referuar një fotoje të postuar nga Kristiano në rrjetet sociale pas fitores ndaj Barcelonës ku sulmuesi shfaqet vetëm me të mbathura (ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës), komentoi me humor: "Kohët e fundit, kam parë më shpesh muskujt e barkut të Ronaldos sesa gjinjtë e gruas sime".

Por duke lënë shakatë mënjanë, opinionisti sportiv nuk e fsheh aspak zhgënjimin e tij kur vjen fjala për paraqitjen e CR7 ndaj Volfsburgut në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions-it: "Dukej sikur ata ishin ofenduar që do të luanin në Volfsburg". Ndërkohë që sa i përket nivelit taktik të sulmuesve të Zidanit, komentatori i "ZDF"-së shtoi:

"As Kristiano Ronaldo dhe as Garet Bejli nuk duken komodë me punën që duhet të bëjnë në mbrojtje dhe kjo s'bën asgjë tjetër përveçse u lejon kundërshtarëve që të kenë më tepër hapësira për të sulmuar nga krahët".

Në përgjithësi, paraqitja e Kristianos dhe Realit në Gjermaniështë kritikuar ashpër nga opinioni sportiv dhe shtypi gjerman, edhe pse ata pranojnë se janë të ndërgjegjshëm se çështja e kualifikimit nuk është mbyllur ende, pavarësisht se 10 herë kampionët e Europës duhet të përmbysin disavantazhin 2-0 në "Bernabeu" mbrëmjen e nesërme.