e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaçe: Mendoj vetëm për PAOK-un

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaçe: Mendoj vetëm për PAOK-un

Ergys Kaçe është i përqendruar vetëm tek skuadra e tij PAOK-u. Mesfushori kuqezi ka folur rreth të ardhmes së tij për faqen zyrtare të Supërligës Greke "Superleaguegreece.net".kaceTalenti korçar ka theksuar që nuk mendon largimin nga Selaniku.

"PAOK-u është shtëpia ime, familja ime, këtu jam rritur që fëmijë. Ndihem i lumtur në Selanik dhe nuk mendoj për atë çfarë flitet nëpër media. Tani për tani jam i përqëndruar këtu, po shoh vetëm nga e tashmja, sepse në futboll së ardhmes nuk i dihet".

Pas ardhjes së teknikut serb Vladimis Iliç, 22-vjeçari luan rrregullisht në ndeshjet me ekipin.

"Jam shumë i lumtur që luaj titullar në një klub të madh si PAOk-u, duke aluar edhe numrin e 100 ndeshjeve të luajtura, gjithashtu dhe vlerësimin nga tifozët. Nuk jam aq i kënaqur nga ky seazon, pasi kam bërë edhe gabime prej të cilave kam mësuar, por tani jam shumë më i motivuar për të dhënë maksimumin".

Për trajnerin

"Iliç i ka dhënë qetësinë skuadrës. Ndodh zakonisht që ndërrimi i trajnerit krijon frymë të re në ekip. Tani duhet të lëmë pas gabimet dhe të mbyllim sezonin sa më mirë. Besoj te vendi i dytë".